top of page
Beauty Spa

Rreth Nesh

Një vend vetëm për femra

Jasmine Spa & Fizioterapi është një klinikë fizioterapie, masazhi dhe estetike që ofron një gamë të gjerë të trajtimeve për lehtësimin e dhimbjeve, përmirësimin e qëndrueshmërisë dhe përmirësimin e lëvizshmërisë, si dhe trajtime estetike për higjienën dhe shëndetin e lëkurës që nga viti 2018 në Tirane. Duke ofruar 1 lokacion dhe fizioterapiste, terapiste masazhi dhe estetiste të licensuara që ofrojnë fizioterapi, masazhe terapeutike dhe trajtime estetike unike në zonën e Bllokut.

​

Ne jemi krenarë që kemi mundëinë të ofrojmë shërbim të personalizuar për çdo kliente, i cili përfshin një sërë teknikash të masazhit dhe ushtrimeve nga fizioterapistet dhe terapistet tona të masazhit. Ne ofrojmë një shumëllojshmëri teknikash masazhi, duke përfshirë Masazhet Suedeze, të Indeve të Thella, Kupave, Masazhet Sportive, Refleksologji etj. Ne gjithashtu ofrojmë shërbime dhe trajtime estetike bazike që kanë qëllim higjienën, shëndetin dhe  mirëqënien e lëkures.

Kujdesemi që terapistet tona të jenë me përvojë, të pasionuara dhe me shumë njohuri profesionale, duke siguruar që çdo kliente të marrë kujdesin më cilësor.

​

Në qendrën tonë, ne kombinojmë terapinë e masazhit me trajtimet estetike për të ofruar një qasje vërtet holistike ndaj shëndetit dhe mirëqenies dhe përpiqemi të ofrojmë kujdesin më të mirë të mundshëm për klientet, duke i ndihmuar ato të pushojnë dhe të ndjehen në më të mirën e tyre.

​

Ne besojmë fort se çdo qënie njerëzore ka fuqinë vetëshëruese brenda tij dhe se të gjithë mund të kenë shëndet të mirë duke i kushtuar më shumë vëmendje nevojave dhe sinjaleve të trupit në kohën e duhur, ndaj dhe ne kemi zgjedhur profesionin tonë për të ndihmuar në këtë mision të pëbashkët.

​

​

​

​

Merrni një pushim nga stresi i jetës dhe ejani në Jasmine Spa & Fizioterapi për përvojën tuaj te relaksimit.

rr. Ismail Qemali, Tirane. 

355 69 86 52 062

bottom of page