
Ne ofrojmë shërbime në fizioterapi për dëmtimet e lehta si skolioza, hernie diskale, cervikale apo rehabilitime të dëmtimeve të ndryshme të grades së parë. Përdorim terapinë manuale, terapinë me rrezet e shëndetshme, ultratingullin, elektroterapinë dhe ushtrimet fizike për të rekuperuar dëmtimet e ndryshme. Stafi ynë i fizioterapisteve është i mirëtrajnuar me eksperiencen e duhur për tju përgjigjur nevojave tuaja.
Në Jasmine e trajtojmë masazhin më se tepërmi për nga përfitimet shëndetësore që ai ka. Më së shumti jemi të fokusur në masazhet terapeutike si masazhi Suedez, i indeve të thella ose Sportiv. Trajtojmë kryesisht dëmtimet e ndryshme muskulare si kontraktimet apo ngrirjet muskulare. Terapistet tona me përvojë janë të përkushtuara për të ofruar një ambjent të sigurt dhe qetësues, duke u fokusuar në shëndetin dhe mirëqenien e tuaj.
Shërbimet tona në estetikë janë të fokusuar kryesisht në trajtimet kurative natyrale të lëkurës së trupit dhe fytyrës.
Ne ofrojmë shërbime estetike të veçanta që ju ndihmojnë në përmirsimin e fytyrës dhe trupit. Ofrojmë pastrime të thella të lëkurës së trupit dhe fytyrës, masazhe estetike për fytyrën për të reduktuar rrudhat në rrugë natyrale, si dhe pedikyrin kurativ për pastrimin dhe zbutjen e kallove.
rr. Ismail Qemali, Tirane.
355 69 86 52 062